Kavajë, asgjësohen 530 bimë kanabis, arrestohet faturisti i ujit

schedule12:39 - 30 Korrik, 2024

schedule 12:39 - 30 Korrik, 2024

Një 61-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kavajës.

Me detyrë faturist i uji, dyshohet se është përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike dhe për shpërdorim detyre.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bardhorë, u gjetën të kultivuara 530 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrolli në terren u konstatua se bimët narkotike vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pijshëm.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!