“Kazino” në katin e dytë të pallatit: 3 në pranga e 14 të proceduar në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro e kokainë

schedule10:34 - 14 Nëntor, 2021

schedule 10:34 - 14 Nëntor, 2021

Tre persona janë vënë në pranga dhe 14 të tjera janë proceduar penalisht me vijimin e operacionit policor “Fati i lojërave” .  Bëhet e ditur se policia pas kontrolleve të kryera ka zbuluar se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, ushtroheshin lojëra fati dhe konsumohej lëndë narkotike.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë Ardi Muçaj 45 vjeç, Vangjush Manaj 40 vjeç dhe Gazment Kajolli 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qira nga V. M., 40 vjeç dhe punonjës  A. M., 45 vjeç, policia gjeti 14 qytetarë duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojërave të fatit.

Ndërsa një klienti,  G. K., 45 vjeç gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi kokaine. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!