Katër vrasje në një ditë, Lamallari në “Provokacija”: Kapja e autorëve të dyshuar, sukses i policisë

schedule22:12 - 1 Maj, 2020

schedule 22:12 - 1 Maj, 2020

Këtë të premte në “Provokacija” i pranishëm në studio ishte në pjesën e dytë Besfort Lamallari zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht edhe prefekti i Shkodrës.

Lidhur me marrëdhëniet që ka me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Lamallari u shpreh se mes tyre janë të vendosura marrëdhënie institucionale të imponuara nga ligji dhe kushtet e bashkëpunimit.

Gjatë bisedës në studio u fol gjithashtu rreth bilancit të viktimave në Shkodër, “rigjallërimit” të kriminalitetit në vend ditëve të fundit si dhe për performancën e policisë në këto ditë krize.

Sa i përket akuzave të ngritura nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për manipulim të të dhënave për të vdekurit në qytet, zv/ministri i Brendshëm u shpreh se në një hapësirë të vogël siç mund të jetë një qytet, është e vështirë që të fshehësh shifra pasi njerëzit flasin.

Lamallari u shpreh: E para në një vend të vogël si Shqipëria dhe aq më pak në një qytet është e vështirë të fshehësh të dhënat, pasi informacionet qarkullojnë mes njerëzve. Ekziston edhe rreziku i frikërave, panikut, spekulimeve thashethemeve që mund të vijnë nga qoshe të ndryshme. Unë nuk shoh arsye pse organet zyrtaret do të fshihnin apo manipulonin të dhënat.

Prefekti i Shkodrës gjithashtu mohon që të ekzistojë një “trukim” i të dhënave aktuale duke dashur që të tregohet se autoritetet e kanë në dorë situatën.

I pyetur se pse nuk ka një qëndrim zyrtar për deklaratat e Ademit, Lamallari shpjegon:

“Mjafton sqarimi i mjekëve, byrimet zyrtare janë Ministria e Shëndetësisë që jep të dhënat..Unë mendoj që çdokush mund të spekuloje, por të dhënat e besueshme janë zyrtare.”

Kohëve të fundit në vend janë raportuar një numër krimesh në qytete si Lezha, Korça apo Durrësi, në këto raste autorët e dyshuar janë arrestuar dhe kjo sipas Lamallarit tregon punën e mirë që ka bërë policia.

Besfort Lamallari: Ishin 5 ngjarje serioze që u zhvilluan në dy muajt e fundit. Autorët e dyshuar janë arrestuar. Kjo është tregues i efiçencës së policisë kriminale. Me gjithë keqkuptimet që janë krijuar nga situata, duke menduar se gjithë ky angazhim i policisë në rrugë për t’u përballur me pandeminë, ndoshta linte shkak për të besuar se kishim një çalim nga pjesa e hetimit të krimit. Në fakt kjo nuk është fare e vërtetë.

Më tej gjatë bisedës, zv/ministri i Punëve të Brendshme është shprehur se së fundmi ka pasur një ulje të krimeve që ndodhin për motive të dobëta, duke shtuar se këtë vit kemi pasur 15 vrasje ndërsa në vitin e kaluar kanë ndodhur 22 të tilla.

Ndërsa, sa i përket situatës së kanabisit në Shqipëri, Lamallari thotë se është e pamundur të flasim për një “zero absolute”, por shton se vendi ynë nuk është më pjesë e hartës së vendeve problematike për kultivimin e kanabisit.

Sot si është situata e kanabisit në Shqipëri? Mbillet sot kanabis në Shqipëri?

Besfort Lamallari: Do ishte shumë e arsyeshme dhe realiste të themi që synojmë në reduktimin e problematikave. Nuk mund të themi që mund të kemi një zero absolute. Në çdo vend të botës ka kanabis që mbillet. Ajo që ka rëndësi sa janë nivelet e mbjelljes. Shqipëria nuk është më në hartën e vende problematike për kultivimin e kanabist.

Kur mbyllet Vettingu në polici?

Besfort Lamallari: Kanë mbetur njerëz në rrjetën e Vettingut, nuk merrem me emra konkretë, kushdo që përballet me këtë sitë, duhet të garantojë të gjitha kriteret. Punonjësit e SHÇBA-së do pasojnë listën e personave që do t’i nënshtrohen Vettingut. Nuk mund të ketë vetëm një herë Vetting.

Si përfundim, Besfort Lamallari shpjegoi se njerëzit nuk kanë pse të jenë të trembur se policia po merret vetëm me krizën e koronavirusit duke lënë boshllëqe diku tjetër. Gjetja e autorëve të dyshuar për ngjarjet e fundit kriminale, sipas tregon që policia është duke punuar me efiçencë. /abcnews.al/