Katër emigrantë nga Pakistani vdiqën mëngjesin e sotëm në Greqi nga asfiksia.
Mediat greke raportojnë duke iu referuar policisë së emigrantët ishin gjetur të vdekur në banesë dhe ka dyshime të forta se shkaku lidhet me monoksidin e karbonit të lëshuar nga mangalli që kishin vendosur për tu ngrohur raporton abcnews.al.
Asnjëri prej tyre nuk ka patur shans të shpëtojë pasi banesa ishte e izoluar sipas mediave greke dhe djegia e qymyrit ka bërë që oksigjeni të konsumohet me shpejtësi brenda godinës.
Vetëm pak ditë më parë, Olsian dhe Rezarta Hajdari u gjetën të asfiksuar në dhomën martesore dhe shkak për këtë u bë mangalli. Olsiani ia doli, kurse Rezarta humbi jetën. /abcnews.al