Katër persona humbën jetën kur avioni në të cilin ndodheshin u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Utah. Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Grant, ata morën një telefonatë se avioni ishte rrëzuar të dielën në orën 20:30.
Një helikopter “Air Medical” gjeti rrënojat e avionit dhe menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses shkuan në vendin e rrëzimit.
“Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar. Fatkeqësisht, katër pasagjerë nuk i mbijetuan përplasjes,” tha zyra e sherifit në një deklaratë.
/abcnews.al