Një aksident i trefishtë u regjistrua të dielën në aksin “Levan-Qarr”. Ku si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur katër persona.
Gjithashtu makina mori përpara dhjetëra bagëti të imta, ku 37 prej tyre ngordhën.
Policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin banues në fshatin Pishporo. Nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
/abcnews.al/