Katër të larguar nga Napoli, Di Laurentiis pranon edhe humbjen

schedule16:58 - 26 Maj, 2020

schedule 16:58 - 26 Maj, 2020

Hirving Lozano ka vuajtur te Napoli dhe mund të largohet nga Sao Paolo pas vetëm një sezoni. La Repubblica raporton se nga Napoli, do të largohen katër futbollistë: Callejon, Allan, Milik dhe Lozano.

Presidenti Aurelio De Laurentiis pretendon të përfitojë 40 milion euro nga shitja e Allan dhe 50 milion nga shitja e Milik, por për Lozanon, është i gatshëm të pranojë dhe një humbje ekonomike.

Meksikani iu bashkua Napolit në verë për 38 milion euro nga skuadra e PSV-së, por vlera e tij ka rënë ndjeshëm, pasi në 16 ndeshje me fanellën napolitane, ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka asistuar një herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!