Koronavirusi ka hyrë edhe në burgun e Fushë-Krujës. Abcnews.al mëson se katër të dënuar kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.
Ndërsa, dy prej tyre janë të shtruar në spitalin e burgut pasi gjendja shëndetësore e tyre ka qenë më e rendë.
Po ashtu, tetë të dënuar janë konfirmuar edhe në burgun e Drenovës, në Korçë.
Gazetarja e ABC News Ledjona Xheladinaj tha se gjatë orëve të mesnatës ata janë nisur drejt spitalit të burgut, në kryeqytetet.
Ende nuk dihet se ku e kanë marrë virusin. Ndërkohë 8 të dënuarit të cilët janë të njëjtin sektor, janë izoluar. s.b/ abcnews.al/


