Katër shqiptarë në Champions, kualifikohen në fazën finale Laçi, Tuci, Rrahmani e Krasniqi

schedule18:56 - 28 Gusht, 2024

schedule 18:56 - 28 Gusht, 2024

Janë me të vërtetë shumë, teksa plot katër shqiptarë do të luajnë në fazën finale të Champions Leauge, dhe të gjithë me një skuadër të vetme.

Kjo skuadër quhet Sparta Prague, që kaloi me sukses kampionen e Suedisë, Malmo, në fazën e fundit kualifikuese atë të “play-off”.

Ndeshja e dytë, në shtëpi, u fitua 2-0 dhe titullar ishte “fantazisti” i Kombëtares, Qazim Laçi, ndërsa tre të tjerët ish-sulmuesi i Shpresave, Indrit Tuci, dhe dy lojtarë të përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi e nisën nga stoli

Të dy lojtarët e Kosovës u aktivizuan pas pushimit dhe Rrahmani tregoi aftësitë e tij përpara portës duke shënuar golin e dytë, me sulmuesin “dardan”, që iu deshën vetëm 13 minuta në fushë, për të realizuar në minutën e 83’-të.

Kështu, falë kësaj fitoreje të madhe, Sparta rikthehet pas plot 19 viteve në fazën finale të Champions League, ku këtë vit do të implementohet edhe moduli i ri i propozuar nga UEFA. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!