Fillimi i një lidhjeje është i mbushur me gjeste romantike dhe është shumë e vështirë të besohet se nuk do të qëndrojë gjithmonë kështu. Si ta kuptoni nëse romanca juaj ka përfunduar?
Bisedat për të ardhmen janë zbehur
Në fillim të marrëdhënies suaj, duhet të keni shpenzuar shumë kohë duke ëndërruar për gjërat që mund të bëni në të ardhmen. Keni bërë plane për çdo fundjavë, pushime dhe çdo mundësi tjetër të disponueshme që dëshironi të kaloni së bashku. Gjithashtu, ju keni fantazuar për dasmën, fëmijët dhe emrat e tyre.
Megjithatë, ku janë këto biseda tani? E keni vënë re që po i shmangeni kësaj teme? Nëse po, është një shenjë e qartë se nuk e shihni veten së bashku në të ardhmen.
I thoni njëri-tjetrit “të dua” gjithnjë e më pak
Kur e doni dikë me gjithë zemër dhe kur dashuria juaj është në kulmin e saj, thjesht nuk mund të ndaloni së thëni fjalë dashurie. Duket se jeni në gjendje t’i tregoni asaj se e doni atë një milion herë në ditë. Megjithatë, a ndiheni sikur e keni detyruar veten t’ia thoni këto fjalë të dashurit tuaj së fundmi?
Ju madje mund të buzëqeshni kur ai ju thotë këtë dhe të ndryshoni temën. Nëse është kështu, gjërat mes jush kanë mbaruar.
Ju shmangni intimitetin
Një tregues i qartë se dashuria juaj ka marrë fund është mungesa e dëshirës për intimitet. Edhe pse pritet që kjo dëshirë të shuhet me kalimin e moshës, nëse nuk e keni fare është një shenjë shumë e keqe.
Ju vëreni çdo të metë dhe kjo ju mërzit
Në fillim të lidhjes suaj, ai ju dukej shumë i përsosur. Ju donit gjithçka tek ai dhe as që mund ta imagjinonit se ai mund t’ju bezdiste me prezencën e tij. Por, nëse kohët e fundit i vëreni gjithnjë e më shumë të metat, duke i vënë në plan të dytë virtytet e tij, është shenjë se nuk e doni më.
Edhe pse secili prej nesh ka gabimet e veta, nëse ato ju bezdisin çdo ditë e më shumë dhe pothuajse nuk e duroni dot praninë e tij, do të ishte mirë që të dy të shkonit në rrugë të ndara. /abcnews.al