Katër raste me COVID tek Italia, Mancini: Lippin dua ta barazoj në 2022…

schedule23:47 - 31 Mars, 2021

schedule 23:47 - 31 Mars, 2021

Italia fitoi 0-2 jashtë fushe kundër Lituanisë, duke siguruar suksesin e tretë radhazi brenda pak ditësh. Skuadra e Roberto Mancinit kryeson grupin C të kualifikueseve të Katar 2022 me 9 pikë të plota.

Trajneri 56-vjeçar barazoi rekordin e Marcello Lippit në krye të stolin të katër herë kampionëve të botës, duke siguruar rezultatin e 25-të radhazi pa humbje.

Mancini foli shkurt pas ndeshjes, teksa katër pjesëtarë të stafit teknik të kombëtares kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ata janë izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e kombëtares.

MANCINI – “Ishte ndeshja e tretë që luajtëm në 7 ditë, e dinim që do të ishte e vështirë, sidomos edhe prej faktit që luanim në një fushë me bar sintetik.

Krijuam shumë raste për gol, por rëndësi kishte fitorja. Sigurisht që do të vuanim më pak nëse do të kishim shënuar më shumë gola. Gotën e shoh gjysmë plot.

Barazimi i rekordit të Marcello Lippit? Do të isha i lumtur nëse barazoj rekordin e tij në dhjetorin e vitit 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!