Katër burra janë arrestuar dhe mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasjen e një gorille në Ugandë. Gorilla e quajtur Rafiki, u vra në Parkun Kombëtar të Impenetrueshëm Bwindi pasi u zhduk më 1 qershor.
Të arrestuarit rrezikojnë burgimin e përjetshëm ose një gjobë prej 5.4 milion dollarësh nëse shpallen fajtorë. Gorilla ngordhi pasi u godit me një objekt të mprehtë në bark, e cila dëmtoi organet e tij të brendshme, ndërsa njëri prej të arrestuarve rrëfeu se e kreu këtë veprim në vetëmbrojtje, raporton BBC.
Parku Kombëtar i Impenetueshëm Bwindi, është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s afër kufirit të Ugandës, dhe 400 gorillat malore që gjenden aty, kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e turistëve. /abcnews.al