Katër mite për martesën që i keni dëgjuar në çdo vend

schedule13:58 - 9 Tetor, 2020

schedule 13:58 - 9 Tetor, 2020

Një martesë mund të jetë e lumtur dhe harmonike, por ka edhe nga ata persona që nuk janë dakord me ketë dhe mendojnë se martesa është një angazhim.

Ka edhe nga ata që kanë krijuar edhe mite të ndryshme rreth martesës, por që nuk vlejnë.

Zbuloni më poshtë disa prej tyre:

Miti 1: Burrat janë më të pabesë se gratë

Një studim i kryer në vitet 90 në Amerikë tregoi se 20-25% e burrave kanë tradhtuar gratë e tyre, ndërsa te gratë kjo përqindje arrin në 10-15%. Studimi i fundit nga Universiteti i Indiana-s, megjithatë, arrin në përfundimin se këto ditë këto numra janë barazuar për të dy gjinitë.

Miti 2: Martesa vret seksin

Një sondazh i vitit 2012 nga rrjeti i njohjeve Match.com zbuloi se 41% e çifteve të martuara bëjnë seks të paktën një herë në javë.

Miti 3: Gjysma e martesave përfundojnë në divorc

Shkalla e divorcit është rreth gjysma e shkallës së martesave, sipas statistikave globale, por ndryshimi kryesor është se çiftet që divorcohen çdo vit nuk janë të njëjtë me ata që martohen çdo vit.

Miti 4: Divorci është zgjidhja më e keqe për fëmijët

Një studim i vitit 2010 zbuloi se fëmijët e prindërve të cilët shpesh zihen por mbeten të martuar kanë tendencë të kenë më shumë konflikte në moshë madhore sesa fëmijët prindërit e të cilëve divorcohen pas luftës. l.k/abcnews.al