Katër lojtarët e Sevilla thyen karantinën, reagon presidenti i Ligës

schedule11:39 - 25 Maj, 2020

schedule 11:39 - 25 Maj, 2020

Karantina vazhdon të thyhet nga futbollistë të ndryshëm. Katër lojtarë të Sevillas u mblodhën në fundjavë për një drekë me personat e dashur, për një numër total prej 12 personash. Në Spanjë nuk lejohet grumbullimi që kalon numrin e dhjetë personave.

Banega, Ocampos, Vasquez dhe De Jong, e thyen këtë rregull dhe gabuan. “I kërkojmë falje klubit dhe tifozëve tanë. Nuk do të përsëritet më diçka e tillë, tani duam të rikthehemi të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Banega, mesfushori argjentinas.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe presidenti i Ligës. Javier Tebas vlerëson ndjesën e futbollistëve, por ata nuk do t’ia hedhin paq. “Është e papranueshme, duhet të jemi shumë të përgjegjshëm për gjërat që bëjmë në mjedisin ku jetojmë.

I ftoj lojtarët që të vazhdojnë të respektojnë këtë linjë të vetëdijes. E vlerësoj faktin që kanë kërkuar falje, por katër futbollistët nuk do t’i shpëtojnë masave disiplinore“, deklaron Tebas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!