Katër këshilla se si mund të punojmë nga shtëpia

schedule10:24 - 16 Mars, 2020

schedule 10:24 - 16 Mars, 2020

Të jesh një punonjës produktiv në ditë të pasigurta është e vështirë. Në internet ka pafund artikuj me sugjerime interesante, mirëpo kushdo që punon përgjithësisht nga shtëpia mund t’i konsiderojë si “gjepura”. Ndaj dikush që përditshmëria e gjen në shtëpi, përpiloi për Elle një listë me gjëra që mund të bëni gjatë ditëve kur punoni nga shtëpia.

1.Vishuni

Është me rëndësi që ta nisni ditën ashtu si normalisht, duke u veshur si zakonisht për në punë. Ky është një truk i vogël për të “mashtruar” trurin.

2.Ushqehuni mirë

Mund të mos ja mohoni vetes një petull të mbushur me çokollatë, por mos e teproni.

3. Kultura e zyrës

Sigurisht që mund të ndiheni komod duke punuar mes një rrëmuje kaotike, por besojmë se jeni mjaftueshëm të rritur sa për të mos punuar në të tilla kushte. Këshillohet që të keni “kulturën e zyrës”. Pra, edhe ambientin në shtëpi ku do të punoni ta keni të rregullt.

4.Besojini instiktit

Njerëzit përshtaten, ndaj me siguri do të kuptoni se çfarë është më e përshtatshme për ju./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!