Katër këshilla që mund t’ju bëjnë të ndiheni më mirë pas një dite të lodhshme

schedule20:14 - 7 Shkurt, 2023

schedule 20:14 - 7 Shkurt, 2023

Për të pasur një shëndet të mirë psikologjik dhe fizik ne duhet të kujdesemi për mirëqënien tonë, në fakt çdo gjë që ne zgjedhim për veten duhet të na kënaqë dhe të na bëjë të ndihemi të plotësuar.

Më poshtë janë disa këshilla që mund të ju ndihmojnë kundër pasigurive dhe tensioneve tuaja.

Përqafim

Kur përqafohemi, trupi ynë sekreton oksitocinë, hormonin e dashurisë, i cili është përgjegjës për ndjenjën e lidhjes dhe ndikon në marrëdhëniet tona të mira. Ky hormon ul nivelin e stresit dhe ankthit. Për të përjetuar përfitimet e vërteta të një përqafimi, qëndroni në një përqafim me një të dashur, fëmijë ose mik për të paktën shtatë sekonda.

Më pak është më shumë

Jemi mësuar të jemi të rrethuar nga pajisje dhe gjëra që e bëjnë jetën dhe komunikimin më të lehtë. Shumë prej nesh tashmë mendojnë se po humbasim jetën nëse nuk jemi pranë një kompjuteri ose telefoni. Lini ato mënjanë të paktën një orë në ditë gjatë së cilës nuk do të kontrolloni emailet, rrjetet sociale apo TV, dhe ju do të shihni ndryshimin.

Shikoni çfarë dhe si hani

Ushqimi nuk është vetëm për të na mbajtur gjallë. Me të vërtetë na bën të ndihemi më mirë. Futni në dietën tuaj ushqime që stimulojnë sekretimin e serotoninës: banane, ananas, kivi, kumbulla, spinaq dhe fruta të thata. Të gjitha këto ushqime kanë një efekt pozitiv në tru. Përveç se çfarë hani, mos harroni se mënyra se si hani është gjithashtu e rëndësishme. Të paktën për një vakt në ditë, krijoni hapësirën dhe atmosferën për të shijuar me të vërtetë vaktin tuaj. Përtypeni ngadalë, përpiquni të ndjeni të gjitha nuancat e shijes dhe aromës së ushqimit.

Një shëtitje

Nëse mendoni se kjo ditë ju ka kaluar dhe nuk mund të kishte shkuar më keq, jepini vetes pak pushim duke bërë një shëtitje. Edhe një shëtitje e shkurtër mund t’ju gëzojë dhe t’ju ndihmojë të qetësoni zhurmën në kokën tuaj. Sigurisht, mos harroni se ecja do të stimulojë sekretimin e endorfinës, neurotransmetuesit tanë të lumturisë. Shëtitjet rekomandohen gjithashtu kur bllokoheni psikologjikisht. Bëni një pushim, dilni jashtë dhe pastroni kokën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!