Katër gjëra për të cilat njerëzit pendohen në fund të jetës

schedule10:50 - 24 Janar, 2020

schedule 10:50 - 24 Janar, 2020

Njerëzit e moshave nga 70, 80 dhe 90 vjeç janë intervistuar për atë se për çfarë ankohen më së shumti në fund të jetës.

Këto katër gjëra, mbeten të pandryshuara gjatë disa viteve:

1. U vjen keq që shumicën e jetës e kanë shpenzuar në punën të cilën nuk e kanë dashur.

2.Pendohen që shumë pak kohë ua kanë kushtuar personave të dashur.

3. U vjen keq nuk iu janë kushtuar shumë vetes – të hanin ushqimin e mirë, që nuk kanë ushtruar dhe nuk i kanë kushtuar kujdes shëndetit.

4. Janë penduar që  nuk e kanë parë botën dhe nuk kanë shijuar kënaqësitë e jetës siç kanë dashur.

Askush nuk është penduar që nuk ka pasur veturë më të mirë, shtëpi më të madhe, më shumë para. Askush nuk është ankuar që nuk ka qenë më shumë në kafene apo festa me shoqërinë.

Të gjithë janë ankuar për një gjë, që nuk kanë pasur guxim të jetojnë jetën ashtu siç e kanë dëshiruar./abcnews.al