“Katër Burrat” e Meksit, detaje për të panjohurat e tyre

schedule10:06 - 19 Qershor, 2020

schedule 10:06 - 19 Qershor, 2020

“ABC e mëngjesit” profesor Fedhon Meksi ka folur për librin “Katër Burrat” e Meksit.

Autori i njohur Fedhom Meksi gjatë bisedës më gazetarin Enkel Demi ka ndarë detaje të panjohura për protagonistët e librit.

“Ndër burrat shqiptarë, rilindës, mësues apo përpilues gramatikash, janë 20 të vrarë, 5 prej tyre janë helmuar. Pjesa tjetër është baltosur, që vazhdon të baltoset edhe sot, nga shqiptarë apo të huaj.

Në tekstet e historisë të shkollës së Mesme arrijnë të deformuar. Kjo është arsyeja besoj që të rinjtë shqiptarë janë “ftohur” me atdheun e tyre, duke sjellë edhe largimin tyre.

Mahmut Pashë Bushati me pashallëkun e tij dhe të Ali Pashës ka filluar nacionalizmi shqiptar. Kjo pranohet nga të gjithë historianët e tij. bashkë me trimërinë kishte njohuri të pafund, dinte gjuhë të ndryshme, njihej për kulturën e tij.

Lexonte libra, njihte shumë mirë Skënderbeun edhe pse në atë kohej nuk lejohej. Nga ana intelektuale ishte i përgatitur”, u shpreh autori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!