Katër arsye pse vëllezërit dhe motrat zihen

schedule13:42 - 11 Nëntor, 2020

schedule 13:42 - 11 Nëntor, 2020

Nuk ka sekrete të mëdha, vetëm arsye që dini dhe disa të tjera që nuk ju kanë shkuar nëpër mend. Shihni arsyet kryesore që shkaktojnë tensione në marrëdhëniet vëlla-motër.

Konkurrenca: Edhe në këtë lloj marrëdhënie, ekziston konkurrencë, veçanërisht nëse fëmijët tuaj janë afër moshës. Kështu që bëni kujdes me sjelljen tuaj për të mos e përforcuar atë dhe për të mbajtur distanca të barabarta nga të dy.

Pretendimi i vëmendjes: Çdo fëmijë dëshiron ekskluzivisht dashurinë dhe interesin e prindërve. Pra, ai bën gjithçka për ta siguruar atë, diçka që nuk i pëlqen tek vëllai i tij më i vogël dhe kjo gjë shkakton tensione.

Egocentrizmi: Është e vështirë për çdo fëmijë të japë ose të ndajë gjërat e veta, edhe nëse ky është vëllai i tij i vogël. Idealisht ai dëshiron gjithçka për të dhe mund të heqë dorë vetëm nëse e pyesin në një mënyrë të pranueshme për të. Përndryshe, dhe veçanërisht nëse vëllai i vogël përpiqet të marrë atë që dëshiron me forcë, gjërat përfundojnë në një rrugë pa krye.

Krahasimi: Ne kemi shkruar shumë herë se krahasimet midis fëmijëve janë mënyra e gabuar e prindërimit, e lëre më midis vëllezërve dhe motrave. Pra, nëse i krahasoni vazhdimisht me njëri-tjetrin dhe me ju,  krahasimi do t’i vendosë ata në një pozitë negative. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!