Ditën e sotme në ambientet e e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore U-21. Në sezonin 2024-2025 marrin pjesë 12 skuadra: Apolonia, AF Elbasani, Bylis, Korabi, Teuta, Vora, Egnatia, Erzeni, Vllaznia, Dinamo City, Besa dhe Tirana.
Specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Eraldi Shera, tërhoqi goglat që përcaktuan rrugëtimin e 12 skuadrave që do të marrin pjesë në edicionin futbollistik 2024/25.
Java e parë e kampionatit Kategoria Superiore U-21 ka rezervuar menjëherë përballje tepër interesante.
Apolonia – AF Elbasani
Korabi – Bylis
Teuta – FK Vora
Egnatia – Erzeni
Vllaznia – Dinamo City
Besa – Tirana
Edicioni i ri i kampionatit Kategoria Superiore U-21 do të nisë më datë 2 tetor dhe do të ulë siparin më 25 prill 2025. Kampionati do të zhvillohet me dy faza, me sistem vajtje-ardhje. /FSHF
Më poshtë kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet:
Kalendari i Kategorisë Superiore U-21, sezoni 2024-25