Këtë të hënë, Kategoria Superiore do të çelë siparin e javës së 14-të, të këtij edicioni, javë, e cila ka rezervuar jo vetëm një, por disa përballje spektakolare, me të parën, që vjen pasditen e sotme.
Gjithçka, për javën e 14-të do të nisë në orën 13:30, aty ku në “Niko Dovana”, të Durrësit, “shijakasit” e Erzenit do të kërkojnë “bardheblutë” e Tiranës, me djemtë e teknikut, Julian Ahmataj, që kërkojnë vetëm fitoren, për të qëndruar në garën për vendin e parë të tabelës.
Në krahun tjetër, Partizani do të presë në “Arenën e Demave”, “nëndetëset blu”, të Dinamo City, duke nisur kështu jashtë me një derbi, e cila pritet të jetë spektakolare, me “Demat e Kuq”, të teknikut Abilalai, që do të kërkojnë triumfin e radhës, ndërsa “blutë” e Mehmtit kërkojnë fitoren për shtpëtyar nga “krica”, /i.m /abcnews.al