Kategoria e Dytë/ Verdiktet finale të sezonit, ja rezultatet e javës së fundit

schedule23:37 - 19 Korrik, 2020

schedule 23:37 - 19 Korrik, 2020

Sot u zhvillua java e fundit në Kategorinë e Dytë. Vora, e cila kishte siguruar kalimin një Kategori më lart, u mposht 2-0 jashtë fushe kundër Gramshit.

Pasi mori nga Bujar Gogunja Kupën si fituese e grupit A, Vora do të përballet në finalen e madhe të kësaj Kategorie me Tomorin e Beratit.

 

Ndeshjet në grupin A

Në ndeshjet e tjera ranë në sy fitoret e Mirditës, Vllaznisë B dhe Adës, rezultate që vulosën rënien e Internacionalit të Tiranës në Kategorinë e Tretë, ndërsa Spartaku do të luajë në “play-out”.

 

Renditja e grupit A

Në ndeshjet e grupit B u shënuan 31 gola. Tomori, që kishte siguruar ngjitjen në të Parën, e mbylli me fitoren 3-2 kundër Naftëtarit, teksa triumfuan edhe Tepelena, Këlcyra, Maliqi dhe Përmeti, ndërsa sfida Butrinti-Albpetrol u mbyll në barazim 2-2.

Në Grupin B, Përmeti ka mposhtur 2-1 ekipin e Memaliajt, ndërsa Butrinti dhe Albpetrol janë ndarë me barazim 2-2. Maliqi ka mposhtur 3-1 Delvinën, ndërsa Këlcyra shpartalloi 6-2 skuadrën e Selenicës, që bie në Kategorinë e Tretë.

 

Tepelena ka marrë një fitore spektakolare 3-4 në fushën e Skraparit, ndërsa Tomori kryesues, mposhti 3-2 Naftëtarin. Pas këtyre rezultateve, është përcaktuar dhe renditja finale e grupit B në Kategorinë e Dytë, që është si më poshtë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!