Janë luajtur ndeshjet e javës së 13-të në grupin A të Kategorisë së Dytë. Shkumbini kryesues nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në sfidën shtëpiake kundër Tërbunit.
Vetëm një pikë për skuadrën peqinase, që vazhdon të kryesojë me 35 pikë, shtatë më shumë se Sopoti (luan nesër jashtë fushe me Bulqizën).
I njëjti rezultat edhe në përballjen Gramshi-Luzi. Të dy skuadrat kërkuan maksimumin, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në portë dhe morën nga një pikë në fund.
Bojkoti i Mirditës zgjati vetëm një javë, teksa sot erdhi fitorja 3-4 në fushën e Shënkollit. Dy ndeshjet e tjera përfunduan me fitoret e ekipeve vendase.
Valbona mposhti 1-0 Internacional Tiranën falë golit të Balliut në pjesën e dytë. Tre pikë edhe për Adën, që fitoi 3-1 kundër skuadrës së Klosit. /abcnews.al