Sot është luajtur java e tretë e grupit A në Kategorinë e Dytë. Duele të forta dhe plot 18 gola në gjashtë takimet e luajtura. Sopoti ia doli të fitonte 2-0 në fushën e vet kundër Gramshit dhe kryeson i vetëm me 9 pikë të plota.
Kopaci dhe Kullafi shënuan në pjesën e dytë golat e fitores për skuadrën nga Librazhdi. Vendi i dytë mbahet nga Luzi (7 pikë), që u ndal në një barazim 1-1 në fushën e vet nga Iliria. Roshi kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë, teksa Balliu i dha një pikë miqve nga Fushë Kruja.
Fitorja e dytë për Shkumbinin. Ekipi peqinas ia doli te mposhtë 0-4 jashtë fushe Mirditën, që mbetet në kuotën e zero pikëve. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa miqtë nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë, duke realizuar një “poker” golash.
Tërbuni dhe Valbona dhuruan një ndeshje shumë të bukur, shënuan nga dy gola dhe në fund ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në takimin e luajtur në Pukë. I njëjti rezultat edhe në sfidën Bulqiza-Ada.
Ndeshja tjetër mes Klosit dhe Shënkollit, u mbyll me triumfin 0-2 të ekipit lezhian, që siguroi tre pikët falë rrjetave të Djalës dhe Cekut në pjesën e dytë. /abcnews.al