Kategoria e Dytë/ Sopoti kryeson grupin A, Iliria shënon 10 gola! Betejë treshe në grupin B

schedule17:48 - 8 Nëntor, 2020

schedule 17:48 - 8 Nëntor, 2020

Futboll jo vetëm në Superiore. Sot është luajtur java e dytë e Kategorisë së Dytë, kampionat ku ka rivalitet të madh dhe duele tepër të forta. Sopoti fitoi 0-4 jashtë fushe me Adën dhe kryeson grupin B me pikë të plota, bashkë me Luzin.

Skuadra nga Librazhdi zgjidhi gjithçka në fraksion e parë të sfidës me tre golat e shënuar, ku bie në sy dygolëshi i Mirel Çotës. Triumfi i dytë në kampionat edhe për Luzin. Ekipi kavajas fitoi 1-3 në transfertë kundër Shënkollit dhe ndan vendin e parë me Sopotin.

 

Rezultatet e grupit A

Rezultat surprizë në takimin Iliria-Mirdita, që u mbyll me fitoren 10-1 për vendasit. Balliu ishte heroi i vendasve me 5 gola të realizuar. Gramshi iu fal golit të Zanit çerek ore përpara fundit për të thyer në shtëpi Klosin. Feston edhe Bulqiza, që merr tre pikët e para pas suksesit 1-3 me Valbonën.

Në grupin B ka tre ekipe kryesuese pas javës së dytë. Naftëtari nuk hasi probleme në shtëpi përballë Këlcyrës, takim që e fitoi 2-0 në Kuçovë. I njëjti rezultat edhe përballjen Butrinti-Memaliaj. Skuadra sarandiote gjeti dy herë rrugën e rrjetës në 45 minutat e dyta dhe numëron 6 pikë të plota.

 

Rezultatet e grupit B

Po aq pikë ka edhe Përmeti, që triumfoi 1-2 jashtë fushe me Skraparin, duke ia dalë të sigurojë tre pikë tepër të rëndësishme. Suksesi i parë për Gramozin. Skuadra nga Erseka fitoi 2-0 në shtëpi kundër Delvinës, teksa derbi Maliqi-Devolli përfundoi në barazim 1-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!