Kategoria e Dytë/ “Poker” i kryesuesve të Maliqit, Butrinti nuk gabon në Skrapar

schedule18:14 - 6 Maj, 2021

schedule 18:14 - 6 Maj, 2021

Është luajtur sot java e 22-të në grupin B të Kategorisë së Dytë. Maliqi dhe Butrinti nuk gabuan dhe do të vazhdojnë duelin për vendin e parë deri në fund. Ekipi juglindor fitoi 4-1 në shtëpi kundër Albpetrolit.

 

Rezultatet e sotme

Kame, Isufi, Demollari dhe Avdillari realizuan golat e fitores për Maliqin, që kryeson grupin B me 57 pikë. Një pikë më pak numëron Butrinti, që ka luajtur një ndeshje më shumë. Skuadra sarandiote triumfoi 1-3 në Skrapar.

 

Renditja e grupit B

Mario Gurma ishte heroi i ekipit të tij me tre golat e shënuar, teksa Guri realizoi golin e nderit për vendasit. Fitore jashtë fushe arriti edhe Labëria e vendit të tretë, që siguroi tre pikët pas suksesit 0-4 në Ersekë kundër Gramozit.

Devolli u befasua në fushën e vet nga Këlcyra, sfidë që u mbyll me rezultati 1-2 për skuadrën udhëtuese. Ia del edhe Përmeti në Delvinë, aty ku fitoi 0-1 falë golit të shpejtë të Vrapit në minutën e pestë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!