Kategoria e Dytë, FSHF ndan mendjen për shortin

schedule12:26 - 21 Shtator, 2019

schedule 12:26 - 21 Shtator, 2019

Komiteti Ekzekutiv u mblodh para disa kohësh dhe mori vendime të rëndësishme që prekën edhe skemat e kampionateve në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar. Ndër të tjera u vendos që Kategoria e Dytë të niste më 21 shtator, pikërisht sot.

Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet se cilat do të jenë skuadrat që do të garojnë në të Dytën këtë sezon. Të paktën në FSHF janë kujtuar që shortin duhet ta hedhin dhe të hënën ditën do ta nisin me këtë event.

Atë ditë me shumë mundësi do mësohen edhe klubet që kanë plotësuar kushtet e licencimit dhe do të marrin pjesë në kampionat. Më në fund edhe në shumë zona të tjera të vendit tonë do të luhet futboll. Edhe një javë kohë ka mbetur… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!