Kanë përfunduar tre ndeshjet e fundit të javës së 20-të në grupin B të Kategorisë së Dytë. Devolli u befasua në shtëpi nga Albpetroli, që fitoi 0-1 falë golit të Ferkos tre minuta përpara fundit të ndeshjes.
Edhe pse doli pa pikë, Devolli vijon të jetë solid në vendin e katërt, ndërsa miqtë nga Patosi renditen dy pozicione më poshtë. Fitore jashtë fushe arriti edhe Memaliaj, që siguroi tre pikët pas triumfit 1-4 në fushën e Memaliajt.
Zogu (2x), Mamaj dhe Shehu ishin autorët e golave për Memaliajn, teksa vendasit gjetën golin e nderit me anë të Mustës. Ndeshja tjetër e ditës së sotme, Gramozi-Naftëtari përfundoi 2-0 për ekipin vendas.
Golat e fitores erdhën në pjesën e dytë dhe u realizuan nga Çaçani dhe Aliko. Suksesi i sotëm e ka ngjitur ekipin nga Erseka në vend të dhjetë me 20 pikë, ndërsa Naftëtari mbetet forcë e pestë e grupit B, aty ku kryeson Maliqi. /abcnews.al