Festojnë Sopoti, Labëria dhe Butrinti. Skuadra nga Librazhdi ka bërë detyrën kundër Mirditës së vendit të fundit, duke fituar me rezultatin e pastër 0-2. Llojko dhe Seferi ishin autorët e golave dhe Sopoti vazhdon të mbajë në presion Shkumbinin e vendit të parë.
Butrinti nuk ka pyetur për Skraparin, duke triumfuar 4-0. Dy prej golave u shënuan nga sulmuesi veteran Mario Gurma dhe sarandjotët nuk e lëshojnë vendin e parë në grupin B, por Labëria gjithashtu nuk ka gabuar.
Vlonjatët thyen 2-0 ekipin e Gramozit. Dhrami realizoi me penallti, ndërsa Çaushllari i vuri vulën në pjesën e dytë me golin tjetër. Sot u luajt edhe një derbi, me Memaliajn që mposhti me përmbysje Tepelenën me rezultatin 2-1. /abcnews.al
KATEGORIA E DYTË – JAVA 10
GRUPI A
Mirdita-Sopoti 0-2
Shënues: Llojko 39’, Seferi 70’
GRUPI B
Labëria-Gramozi 2-0
Shënues: Dhrami (pen.) 42’, Çaushllari 69’
Memaliaj-Tepelena 2-1
Shënues: Sina 38’, H. Jaupi 45’ / A. Jaupi (pen.) 18’
Butrinti-Skrapari 4-0
Shënues: Llojaj 8’, Gurma 51’, 61’, Kordha 88’