Katedralja e Perusë mbushet me foto të viktimave nga Covid

schedule15:04 - 15 Qershor, 2020

schedule 15:04 - 15 Qershor, 2020

Një kryepeshkop në Peru e ka mbushur katedralen e tij në kryeqytetin Lima me më shumë se 5 mijë fotografi të viktimave nga Covid-19 dhe paralajmëroi se gjithnjë e më shumë njerëz po përballen me vdekje nga uria, si rezultat i krizës ekonomike të sjellë nga pandemia.

Kur 84 fronet u mbushën me imazhe, punëtorët e kishës mbuluan edhe kolonat e ndërtesës. Viktima ishin edhe oficerë policie, zjarrfikës dhe pastrues të rrugës dhe shumë vdiqën pa marrë kujdesin e duhur mjekësor.

 

Në një mesazh të transmetuar gjatë meshës së të dielës, Kryepeshkopi Carlos Castillo kritikoi ashpër sistemin shëndetësor të vendit, duke thënë se ai ishte i bazuar “mbi egoizmin dhe biznesin e jo mbi mëshirën dhe solidaritetin me njerëzit”.

“Po vjen një moment edhe më i vështirë, do të ishte e tmerrshme nëse në kohët që do të vijnë do të kemi mijëra nga këto foto – por të vdekur nga uria”.

Peru ka konfirmuar 6.688 viktima nga Covid dhe 229.736 raste. Ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve dhe të infektuarve në Amerikën e Jugut, pas Brazilit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!