Një fenomen sa i pazakontë aq edhe tragjik po ndodh në Botswana të Afrikës Jugore. Më shumë se 350 elefantë raportohet që të kenë ngordhur në një kohë shumë të shkurtër ndërsa shkaqet mbeten ende mister për konservuesit.
Ky fenomen është cilësuar si një katastrofë nga shkencëtarët ndërsa këta elefantë janë në rrezik zhdukjeje, raporton abcnews.al.
Ngordhjet masive të elefantëve në këtë zonë u raportuan për herë të parë në Delta Okavango në fillim të majit. Në këtë kohë 169 elefantë kishin ngordhur.
Nga mesi i qershorit, numri u dyfishua ndërsa 70% të vdekjeve kishin ndodhur në pellgjet e ujit ku gjitarët gjigantë shuajnë etjen.
“Kjo është një humbje masive në një nivel që nuk është parë në një kohë shumë të gjatë. Veç thatësirës, unë nuk e di për ndonjë rast që ngordhja të ketë qenë kaq domethënëse,” tha Dr Niall McCann, drejtori i konservimit në National Park Rescue.
Qeveria e Botsvana nuk ka i ka testuar ende mostrat, kështu që nuk ka ende informacion mbi atë që po shkakton ngordhjen e këtyre kafshëve apo nëse ato mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. Dy mundësitë kryesore janë helmimi ose një patogjen i panjohur. Antraaksi, i konsideruar fillimisht shkaku më i mundshëm, është përjashtuar. /abcnews.al/