Katastrofë mjedisore në Fier, shtëllungat e tymit “pushtojnë” zonën

schedule14:35 - 1 Mars, 2022

schedule 14:35 - 1 Mars, 2022

Shtëllunga të zeza tymi kanë pushtuar fshatin Portëz të Fierit gjatë ditës së sotme.

Pamjet e filmuara nga banorët e zonës dhe shoferët përgjatë rrugës Fier Patos, tregojnë se kjo situatë është krijuar për shkak se disa gomave të makinave u është vënë zjarri.

Gomat ndodhen mes tokave bujqësore në Portëz. Nuk dihet se kush i ka ndezur gomat në këto toka duke shkaktuar një katastrofë mjedisore që do të ketë pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve që jetojnë aty pranë.

Zjarrfikësja ka shkuar drejt vendngjarjes për të shuar zjarrin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!