Katastrofë e Realit në La Liga

schedule17:43 - 17 Shkurt, 2019

schedule 17:43 - 17 Shkurt, 2019

Reali pësoi një katastrofë të vërtetë në ligën spanjolle, duke u mundur në Madrid nga Girona. Kritika të forta mediatike dhe dyshime të mëdha për sezonin.

Nxemja në “Bernabeu” u zhvillua në një atmosferë optimiste. Barcelona nuk kishte bindur një ditë më parë, dhe futbollistët e Realit kishin mundësi që jo vetëm të mbanin diferencën 6-pikëshe me kreun, por edhe të tregonin se ishin më lart se kampionët. Edhe fillimi i duelit të javës së 24-t ndaj Gironës u duk premtues, kur Casemiro kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 25-të.

Gjithsesi, ajo që vazhdoi ishte më e rëndë edhe se ëndrra më e keqe e çdo tifozi. Një kundërshtar kaq shumë modest si Girona tronditi skuadrën më të madhe të historisë së futbollit në botë, duke i shënuar dy gola pas pushimit.

Kristian Stuani me penallti dhe Kristian Portu realizuan, në sytë e një publiku prej dhjetëra mijë tifozësh të shtangur, duke treguar se ky Real nuk është aspak aty ku duhet të jetë. Me shtatë humbje deri tani, me 20 gola më pak të shënuar se Barça, ndërsa diferenca 9-pikëshe mund të ishte shumë më e madhe nëse katalanasit të mos ishin bënin kaq shumë gabime.

“Marka”: Katastrofë totale në “Bernabeu”! Girona vrau Madridit në vetëm 10 minuta!

Gazeta komenton kartonin e kuq të Ramosit, dhe faktin që kapiteni nuk është aspak i qetë, ndërsa Reali mbeti 9 pikë prapa Barçës.

Ramos u përjashtua në fund, ndërsa është në krizë pas kartonit të verdhë të qëllimshëm të marrë në Champions, dhe mundësisë për dënimit nga UEFA me dy ndeshje pezullim.

Gazeta “AS” ka opinionin e analistit Alfredo Relanjo, që titullon se Girona e zbriti Realin nga treni i La Ligës!

Po ashtu jep komentet e trajnerit Solari, që ende beson se Madridi ka mundësi të luftojë për çdo trofe këtë sezon!

Çudia në Spanjë është se as Barcelona nuk po bind. Fitorja ndaj Vajadolidit u arrit vetëm me një penallti të Mesit në fund të pjesës së parë, por me një lojë të dobët të kampionëve. Vetë Mesi humbi edhe një 11-metërsh tjetër, ndërsa katalanasit u përpoqën të ruanin energji për Championsin.

Gazeta “El Mundo Deportivo” nuk u përmbajt: Triumf pa kënaqësi! Një gol me penallti i Mesit bën Barçën edhe më shumë lider, por pa bindur”

E gjitha kjo, ndërsa klubi shpërbleu trajnerin Valverde me rinovim kontrate, ndonëse hera-herës filozofia e lojës së tij nuk është aspak sipas traditës barceloniste.

Barcelona, u stërvit një ditë pas fitores, e qetë për diferencën e rritur me Realin, dhe e përqëndruar për duelin e Championsit ndaj Lionit, ndërsa besohet edhe vetë lojtarët nuk janë të kënaqur me atë që kanë dhënë deri tani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!