Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Katarit ka thënë se nuk ka pasur përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Megjithatë, zëdhënësi u shpreh optimisit se ndërmjetësimi mund të arrihet, shkruan The Guardian.
Sipas tij, Izraeli dhe Hamasi nuk kishin arritur marrëveshje për asnjë nga çështjet kryesore.
Më herët, një zyrtar i lartë izraelit informoi se ata nuk e dinin se nga vinte optimizmi i Bidenit dhe një zyrtar i Hamasit tha se komentet e Bidenit ishin “të parakohshme” dhe nuk pasqyronin situatën në terren./abcnews.al