Katari lëshoi një notë proteste për Suedinë në përgjigje të lejimit të djegies së Kuranin në Stokholm.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Katarit thuhet se ambasadori i Suedisë në Doha, Gautam Bhattacharyya, është thirrur në MPJ për t’i dhënë notë proteste, pasi kanë vazhduar djegiet ndaj Kuranit.
Nota e protestës përfshinte kërkesën që “autoritetet suedeze të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ndaluar këto praktika të turpshme”. Në deklaratën e saj MPJ dënon ashpër djegien e përsëritur ndaj Kuranit në Suedi dhe dështimin e autoriteteve për të parandaluar veprime të tilla.
Theksohet se djegia nënkupton urrejtje dhe diskriminim fetar dhe përkundër reagimeve të vendeve islame dhe dënimit të akteve të urrejtjes fetare me rezolutën e miratuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut më 12 korrik, sulmi në fjalë ka ndodhur përsëri.
Më tej në deklaratë thuhet se lejimi i sulmeve kundër Kuranit nën emrin e “lirisë së shprehjes” nxit urrejtjen dhe kërcënon kulturën e bashkëjetesës paqësore.