Katari: Kemi marrë një përgjigje ‘pozitive’ nga Hamasi për marrëveshjen e pengjeve

schedule19:46 - 6 Shkurt, 2024

schedule 19:46 - 6 Shkurt, 2024

Katari ka konfirmuar se ka marrë një përgjigje “pozitive” nga Hamasi për një projekt- marrëveshje, e cila parashikon lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës në këmbim të një armëpushimi.

“Kemi marrë një përgjigje nga Hamasi në lidhje me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes së pengjeve. Kjo përgjigje përfshin disa komente, por në përgjithësi është pozitive ”, tha kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Doha së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken.

Nga ana e tij, Blinken tha se SHBA po shqyrton përgjigjen e Hamasit. Ai shtoi se do ta diskutonte përgjigjen e Hamasit me zyrtarët izraelitë kur ai të vizitojë vendin nesër, të mërkurën.

“Ka ende shumë punë për të bërë, por ne vazhdojmë të besojmë se një marrëveshje është e mundur dhe vërtet e nevojshme”, theksoi diplomati amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!