Katari: Ende nuk e kemi vendosur nëse do të mbyllim zyrën e Hamasit në Doha

schedule15:55 - 23 Prill, 2024

schedule 15:55 - 23 Prill, 2024

Katari ende nuk ka vendosur nëse do të mbyllë zyrën e Hamasit në Doha, kryeqytetin e Katarit, pasi vë në pikëpyetje grupin militant palestinez dhe angazhimin e Izraelit për të arritur një marrëveshje armëpushimi pengje në Gaza.

Kështu u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, shkruan CNN.

Katari ka qenë nën presionin e Izraelit dhe politikanëve amerikanë për lidhjet e tij me grupin militant palestinez. Por të martën u tha se nuk do të ketë nevojë për mbylljen e byrosë politike të Hamasit në Doha me kusht që kanalet e komunikimit të mbeten të hapura.

“Nëse zyra po e kryen atë rol, pasi përpjekjet ndërmjetësuese janë në vazhdim, atëherë nuk ka asnjë justifikim për t’i dhënë fund pranisë së zyrës së Hamasit në Doha,” tha zëdhënësi Majed Al Ansari në një konferencë për shtyp të martën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!