Tashmë gjithçka është zyrtare, tekniku portugez Carlos Queiroz nuk do të jetë më trajner i përfaqësueses së Katarit, me Federatën e Futbollit të Katarit, tashmë kështu kanë deklaruar këta të fundit, me anë të një deklarate për shtyp.
Carlos Queiroz, i cili qëndroi më pak se një vit në këtë rol, e drejtoi ekipin e Katarit në 12 ndeshje, nga të cilat fitoi katër, duke përfshirë dy të fundit, kundër Afganistanit dhe Indisë, të vlefshem për kualifikueset e Kampionatit Botëror.
Pika kulmore është triumfi ndaj Meksikës, në Kupën e Artë, kompeticion në të cilin Katari u eliminua nga Panamaja, në çerekfinale. Ai gjithashtu fitoi ndeshjen e tij debutuese kundër Xhamajkës.
Ndërkaq, Federata e Futollit të Katarit ka njoftuar me anë të një shënimi zyrtar në rrjetet sociale se trajneri 61-vjeçar spanjoll, Tintin Marquez, do të jetë pasuesi i Queiroz. /i.m /abcnews.al