Katari do ta furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm nga viti 2026

schedule23:23 - 29 Nëntor, 2022

schedule 23:23 - 29 Nëntor, 2022

Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan “ConocoPhillips” dhe kompania “QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë tonë LNG, nga viti 2026. Kjo përkon me afërsisht tre për qind të nevojave vjetore të Gjermanisë për gaz. Nuk u dhanë detaje për çmimin. Ministri i Energjisë Al-Kaabi e quajti marrëveshjen një “angazhim ndaj popullit gjerman” dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera me qeverinë gjermane. Diskutime të mëtejshme po vazhdojnë me kompanitë gjermane në lidhje me dërgesat e LNG.

Habeck i kënaqur me marrëveshjen

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck u shpreh i kënaqur për marrëveshjen. Pesëmbëdhjetë vjet është një kohë e mirë. Ministri nuk deshi të komentojë detaje konkrete. Habecku negocioi për disa muaj me Katarin, në bashkëpunim me kancelarin Scholz, për furnizimet me gaz natyror. Në fillim u duk se kontratat nuk do të realizoheshin. Deri tani, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane marrin LNG kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan “ConocoPhillips” dhe kompania “QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë tonë LNG, nga viti 2026. Kjo përkon me afërsisht tre për qind të nevojave vjetore të Gjermanisë për gaz. Nuk u dhanë detaje për çmimin. Ministri i Energjisë Al-Kaabi e quajti marrëveshjen një “angazhim ndaj popullit gjerman” dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera me qeverinë gjermane. Diskutime të mëtejshme po vazhdojnë me kompanitë gjermane në lidhje me dërgesat e LNG.

Habeck i kënaqur me marrëveshjen

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck u shpreh i kënaqur për marrëveshjen. Pesëmbëdhjetë vjet është një kohë e mirë. Ministri nuk deshi të komentojë detaje konkrete. Habecku negocioi për disa muaj me Katarin, në bashkëpunim me kancelarin Scholz, për furnizimet me gaz natyror. Në fillim u duk se kontratat nuk do të realizoheshin. Deri tani, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane marrin LNG kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./dw./