Katar 2022, Stephanie Frappart do të jetë gruaja e parë që do të arbitrojë Kupën e Botës

schedule20:40 - 29 Nëntor, 2022

schedule 20:40 - 29 Nëntor, 2022

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje.

Francezia Stephanie Frappart në fakt është caktuar për ndeshjen Kosta Rika-Gjermani, ndeshje e grupit E, e cila do të luhet të enjten.

Frappart është një nga tre femrat në grupin prej 36 zyrtarësh të ndeshjeve dhe deri më tani asnjëra nuk ishte përzgjedhur si gjyqtare kryesore. Të treja kishin mbajtur rolin e gjyqtares së katërt./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!