Katar 2022/ “Fshati i tifozëve” nuk është gati, gazetari i njohur ngre alarmin: Akomodimi një problem i vërtetë!

schedule16:45 - 21 Shtator, 2022

schedule 16:45 - 21 Shtator, 2022

Kur na 2 muaj nga fillimi i kampionatit botëror “Katar 2022”, disa foto që postuara në rrjetet sociale nga gazetari i njohur, Lan Herbert, është ngritur një alarm.

Për të parë Kupën e Botës, mijëra tifozë kanë zgjedhur të jenë të pranishëm në Katar, teksa përveç akomodimit në hotelet luksoze, tashmë një pjesë e mirë e tyre do të vendosen në “Fshatin e tifozëve”, të improvizuar enkas për ta.

Hebert vizitoi vendbanimet e tifozëve dhe pretendon se akomodimi është ndoshta problemi më i madh për organizatorët. Kontejnerët e tifozëve nuk duken inkurajues dhe pyetja është se si do t’i mirëpresin tifozët nga e gjithë bota.

“Akomodimi është një shqetësim i vërtetë. Kabinat e tifozëve janë ende në ndërtim e sipër në vendin që pashë. Është një kompleks i madh, pa shpirt, me një sërë kabinash të pafundme identike. Është e paqartë se ku do të jenë objektet ushqimore,” tha Herbert.

Përveç kontejnerëve, tifozët mund të zgjedhin edhe një vendbanim me tenda. Janë ndërtuar gjithsej tre komplekse të tilla, asnjë prej të cilëve nuk është afër përfundimit.

/f.a/abcnews.al