Kastrioti lë me pasoja Partizanin, Mehmeti pa dy titullarë në përballjen ndaj Laçit

schedule10:50 - 21 Mars, 2022

schedule 10:50 - 21 Mars, 2022

Partizani do të përballet me Laçin në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Abissnet Superiore. Një sfidë e cila do të jetë e luftuar deri në fund për shkak edhe të situatës në të cilën ndodhen të dyja skuadrat, ku shpëtim të vetëm kanë 3 pikët për të mos rrezikuar më shumë në objektivat e tyre.

Për këtë duel Dritan Mehmeti duhet të bëjë llogaritë pa dy lojtarë titullarë të cilët u ndëshkuan me kartonë të verdhë në përballjen me Kastriotin në Kamëz.

Bëhet fjalë për Stenio Junior dhe Arinaldo Rrapaj, të cilët do të jenë mungesa të sigurta në ndeshjen ndaj kurbinasve, me teknikun e demave që do të duhet të gjejë zëvendësuesin e tyre. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!