Kastrioti do të luajë kundër Dinamos në “Elbasan Arena” ditën e shtunë, në kuadër të javës së 10-të të superiores.
Kastrioti pas mbylljes së fazës së parë ka arritur të grumbullojë vetëm 5 pikë duke qenë një skuadër e brishtë në këtë fazë, por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, krutanët do të vuajnë edhe mungesat e disa lojtarëve kryesorë të ekipit në sfidën kundër bluve të kryeqytetit.
Mungesë e sigurt për sfidën e të shtunës është Bekim Dida i cili është ndëshkuar me karton të kuq kundër Vllaznisë, duke shtuar këtu edhe Joan Çelën dhe Enes Isufin. Abaz Karakaçi, Damir Grgic janë në dyshim në këtë sfidë. /f.a/abcnews.al