Kastrioti humbet sfidën e “mbijetesës”, Ndreu: E dominuam ndeshjen, por na mungon lojtari i golit

schedule17:53 - 7 Nëntor, 2021

schedule 17:53 - 7 Nëntor, 2021

Kastrioti u përball me Partizanin në një sfidë “mbijetese”, ku u mund me rezultatin 2-0.

I zhgënjyer për këtë humbje për “Supersport” u shfaqë trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu, i cili theksoi se skuadra e tij e dominoi kundërshtarin, por nuk arriti të finalizonte rastet e krijuara.

Ndër të tjera tekniku i Kastriotit theksoi se skuadrës s ëtij i mungon lojtari gol, që të finalizoj rastet e krijuara.

“Skuadra shkon në fazën e sulmit me kombinacione, ide dhe dëshirë, por nuk kemi lojtarë të shtyjnë topin. E dominuam ndeshjen, por na mungon lojtari i golit.

Nuk jemi në ngërç, kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, por lojtarët me eksperiencë duhet ta zgjidhin situatën. Greca pati dy mundësi për të pasuar, por kemi lojtarë individualistë. Kam bërë analizën të kujdesshme, duke thënë që Partizani mund të na dënonte në çdo moment. Ndoshta nuk matemi me nivelin e Partizanit, por do vazhdojmë garën deri në fund.

Merkato? Herët është, problemi është si do shkojmë deri në janar. Ne duam një lojtar të jetë afër portës, Ajazi vrapon. Do e shtyjmë deri në dhjetor, për të marrë më pas 1 apo 2 sulmues. Prodhojmë lojë, nuk është se nuk prodhojmë. Partizani do ishte pragmatist, dihej. Morëm një gol aksidentalisht, e kishim për detyrë mos t’i jepnim hapësira atyre. Dy anësorët nuk ishin në ditë të mirë sot, Greca dhe Rami. Jemi paraqitur denjësisht me të gjithë skuadrat”, deklaroi Ramadan Ndreu. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!