Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kastrioti e Besëlidhja duel në distancë, Pogradeci bie në Kavajë

schedule19:26 - 14 Qershor, 2020

schedule 19:26 - 14 Qershor, 2020

Kastrioti nuk e lëshon vendin e parë, ndërkohë që edhe Besëlidhja e mban në presion. Krutanët fituan në Kamzë kundër Korabit, me rezultatin 0-2, kurse lezhjanët thyen Erzenin me shifrat 4-2. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu e dinte se nuk do të ishte e lehtë me dibranët.

Ata rezistuan 45 minuta, por më pas Çela i ndëshkoi dhe i dha epërsinë Kastriotit. Në fund shënoi edhe Ajazi, duke i mbyllur llogaritë. Në Lezhë heroi ishte Hoxha, autor i tre golave. Sulmuesi dy prej tyre i shënoi me penallti, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe mbrojtësi Fetaj. Për shijakasit realizuan Çutra dhe Rezi.

Në grupin B gara bëhet interesante, pasi Pogradeci është mundur nga Besëlidhje dhe Apolonia e Lushnja do tentojnë të përfitojnë nesër, në përballjen mes tyre. Kavajasit fituan me rezultatin 3-2, edhe pse goli i Onuh u përmbys nga Liçkollari dhe Alillari në pjesën e parë. Lila dhe Iran Junior shënuan në pjesën e dytë dhe i dhanë fitoren Besës. /abcneës.al

Kategoria e Parë – Java 19

Besëlidhja-Erzeni 4-2
Shënues:
Hoxha 23’ (pen.), 44’, 76’ (pen.), Fetaj 61’ / Çutra 58’, Rezi 64’ (pen.)

Korabi-Kastrioti 0-1
Shënues:
Çela 49’, Ajazi 90’

Besa-Pogradeci 3-2
Shënues:
Onuh 4’, Lila 55’, Iran Junior 70’ / Liçkollari 9’, Alillari 41’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!