Kastrati gjen golin në Kroaci, dedikimi është me të vërtetë prekës

schedule19:50 - 29 Nëntor, 2019

schedule 19:50 - 29 Nëntor, 2019

Lirim Kastrati është rikthyer më në fund te golat. Pas një mungese të gjatë në listën e golashënuesve, talenti dardan arriti të shënojë për Lokomotivën e Zagrebit, në takimin kundër Gorica.

Sulmuesi i talentuar gjeti golin në minutën e 40′, duke kaluar në avantazh Lokomotivën. Festa e tij ishte shumë prekëse, pasi Kastrati festoi me një fanellë me flamurin e Shqipërisë.

Një minutë më vonë, shënoi edhe Myrto Uzuni, duke bërë që Lokomotiva e Zagrebit ta mbyllë pjesën e parë me rezultatin 2-0. Te Lok. Zagreb, aktivizohen shumë futbollistë shqiptarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!