Cittadella është surpriza e madhe, pasi ia ka dalë të kualifikohet për në finale në “play off”-in e Serie B. Në fushë nga fillimi ishte sërish Elhan Kastrati, portieri që ka luajtur në Superiore me Teutën.
Citadella i është falur fitores 3-0 në ndeshjen e parë, pasi sonte u mund 2-0 dhe njërin prej golave e shënoi Mario Balotelli. Kastrati nuk ishte fajtor në golat e pësuar.
Tani Citadella do të përballet me skuadrën e Venezia, që eliminoi ekipin e Lecce. I zhgënjyer doli nga fusha mbrojtësi i kombëtares tonë, Kastriot Dermaku, i cili ishte titullar në sfidën e sotme që përfundoi 1-1 (1-0 në favor të Venezia kishte përfunduar ndeshja e parë). /abcnews.al