Kastrati: Është kthyer fryma e mirë, para ndeshjes isha sëmurë

schedule23:23 - 18 Nëntor, 2020

schedule 23:23 - 18 Nëntor, 2020

Lirim Kastrati ishte heroi i Kosovës mbrëmjen e sotme në ndeshjen ndaj Moldavisë. Me golin e tij talenti i Dinamo Zagreb i dha triumfin 1-0 të tijve dhe shmangu rrezikun e rënies një ligë më poshtë. Pas ndeshjes 21-vjeçari foli për mediet.

“Kam pasur temperaturë para ndeshjes dhe nuk kam qenë shumë mirë, me rëndësi është që pas dhjetë ndeshjeve fituam dhe s’ka rëndësi për mua se a shënova unë apo jo, jo vetëm unë por gjithë ekipi ka bërë paraqitje të mirë.

 

Normalisht se jam i lumtur për golin dhe vetëbesimi do të më rritet sa herë që luaj më shumë minuta. Sa më shumë që luaj nisi edhe të kem më shumë besim në vetvete, më shumë dhe të bëj ndeshje të mirë.

Natyrisht se edhe nuk jam i kënaqur sepse kam pasur mundësi të bëjë më shumë. Më rëndësi është që na është kthyer atmosfera në kombëtare”, u shpreh Kastrati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!