“Kaseta”, kryetari i Mitrovicës për Bashën: Shpifje! E kemi nip dhe ka dhënë kontribut në Kosovë

schedule14:20 - 23 Nëntor, 2020

schedule 14:20 - 23 Nëntor, 2020

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në zyrë në një takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Gjatë një prononcimi për mediat Bahtiri zgjodhi të falenderojë publikisht Bashën për kontributin e dhënë ndaj Kosovës. Akuzat e mazhorancës në lidhje me punën e tij në UMNIK, Bahtiri i cilësoi si shpifje të ulëta.

“Kam ardhur të vizitoj miku tim dhe qytetari tim për punën dhe kontributin që ka bërë për Kosovën e kam shpallur qytetar nderi. Të gjithë partitë politike në Shqipëri dhe në Kosovë të bashkohemi sepse kemi një tragjedi në Kosovë. Çlirimtarët tonë sot po trajtohen në Hagë padrejtësisht. Prandaj shpifjet më të ulëta nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrohemi këtu deri në fund. E kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falënderoj përzemërsisht. Kontributi i tillë nuk harrohet dhe shpifjet e disa njerëzve janë të ulëta”, tha ai.

Ndërkaq, Basha shprehu kënaqësinë të priste në takim Bahtirin, ndërsa apeloi për një një përgjigje të unifikuar të shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri.

“Domosdoshmëri për një përgjigje të unifikuar të shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri për çështje të interesit kombëtar”, tha kryedemokrati.

Kreu i demokratëve akuzohet se gjatë viteve 1998 teksa punonte si përkthyes i UMNIK në Kosovë ka zhdukur kasetën që dokumenton masakrën e Krushës. Basha akuzohet nga personi që xhiroi pamjet, Milaim Bellanica. Nga ana tjetër ish deputeti i PS, Dashmir Peza ka deklaruar se kaseta është marrë nga BBC. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!