Kaseta e para 25 vitesh e Super Mario thyen rekord, shitet për çmimin marramendës

schedule14:15 - 13 Korrik, 2021

schedule 14:15 - 13 Korrik, 2021

Një kopje e rrallë e videolojës Super Mario 64 është shitur në ankand për më shumë se 1.5 milion dollarë duke thyer të gjitha rekordet.

Kaseta e vitit 1996 ishte një nga platformat 3D më të hershme. Ajo ishte gati si e re.

Super Mario 64 ishte loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe njihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e videolojërave. Ajo ende konsiderohet ndër videolojërat më të mira të bëra ndonjëherë. Heritage Auctions, kompania që qëndron pas shitjes, u befasua me çmimin e madh që u ofrua për të.

Shumë njerëz u shprehën të habitur që videoloja Super Mario, e cila shiti miliona kopje në gjithë botën të shitej për kaq shumë dollarë, pas kaq vitesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!